Kryetari i Odës Ekonomike me njoftim të ri për punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka publikuar së fundi një njoftim që ka të bëjë me punëtorët që punojnë në zonat e kuqe të rrezikut me COVID-19, ku edhe është e vendosur ora policore.

Rukiqi tha se atyre u lejohet të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë pas orës policore, por që të njëjti duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në ora 19:00.

Gjithashtu ai tha se Qendra Operative e MPB-së e ka përcjellur informatën tek policia, në mënyrë qët ë mos ketë asnjë pengesë në lëvizjet e punëtorëve.

Postimi i plotë:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:

1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;

2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.