Kryetari i Malishevës rezulton negativ me koronavirus, por qëndron ende i shtrirë në Klinikën Infektive

Kryetari i komunsë së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo komunë, megjithatë, ai ende është duke u trajtuar në QKUK.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për COVID-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në komunikatë.

Mes tjerash në komunikatë, thuhet se gjendja shëndetësore e Begajt ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.