Kryetari i Malishevës ende në gjendje të rëndë, po trajtohet në Infektivë

Ragip Begaj po vazhdon të luftojë me koronavirusin prejse u infektua në fillim të muajit nëntor.Javën e kaluar Begaj është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, pasi gjendja e tij ishte rënduar.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se gjendja e kryetarit është akoma e rëndë.

“Kryetari po vazhdon me u trajtu në Klinikën Infektive, megjithëse gjendja ende është e rënduar, ka një stabilitet dhe ne po lutemi për shëndetin e tij”, ka thënë Berisha.