Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit qe 6 muaj brenda komunës: Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë – ia ka vlejt

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë për T7, ka folur për ngujimin e tij në objektin e komunës për më shumë se gjashtë muaj.

Ai ka thënë se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë.

“Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë sepse vendosmëria është në pyetje këtu. Ia ka vlejt se shumica e serbëve në Leposaviq janë duke ardhur duke kërkuar punë, ndihma. Qe një javë e kemi qit një aplikacion, janë duke aplikuar serbët për subvencione në bujqësi”, tha ai.