Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar qytetarët për situatën aktuale në komunë pas shpërthimeve të ndodhura.

Peci theksoi se ka dalë personalisht në terren për të monitoruar ngjarjet dhe për të siguruar që masat e nevojshme po merren për menaxhimin e situatës.

“Pas shpërthimeve të fundit, kam vizituar njësitët e Policisë së Kosovës dhe kam siguruar që ekipet e sigurimit janë të angazhuara në çdo hap. Prioriteti ynë kryesor mbetet siguria e qytetarëve dhe po bëjmë çmos për të garantuar që situata të jetë nën kontroll,” deklaroi Peci.

Ai gjithashtu u shpreh se autoritetet lokale janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.