Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka shkelur masat kundër përhapjes së koronavirusit dhe veprimin e tij të paligjshëm e ka ‘promovuar’ në profilin zyrtar në Facebook.

Në postimin e tij të fundit, kryetari Ismajli, ka publikuar dy fotografi në të cilat shihet se nuk e ka vendosur maskën e as nuk e mban distancën.

Këto fotografi ai i ka publikuar krahas postimit, në të cilin shkruan për punimet që janë duke u përfunduar në Parkun Familjar te Qendra Rinore në Shtime.