Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës ‘Mihal Grameno’, kërkon të fillojë mësimi

Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, Albert Kurtulaj, ka treguar se pas shumë bisedave më prindër e mësimdhënës është i shtyrë të bëjë publik mendimin dhe qëndrimin e tij për fillim e vitit të ri shkollor.

“Duke analizuar masat, situatën dhe trendin, personalisht mendoj dhe kërkoj që mësimi të filloj me datën 27.09.2021 (e hënë)”, ka shkruar Kurtulaj.

Gjithashtu ai ka thënë se mësimi duhet të fillojë më prezencë fizike në shkolla, me komplet nxënësit e klasës dhe me orar të plotë duke respektuar masat e kërkuar siç janë maskat, higjiena e dezinfektimi i klasave.

Kurtulaj thotë se çdo shtyrje tjetër dhe aplikimi i cilit do skenar tjetër do jetë humbje e madhe për të gjithë nxënësit.

“Kjo humbje nuk mund të kompensohet as me zëvendësimin e ditëve të humbura sepse tanimë po bëhen shumë ditë… Të mobilizohemi të gjithë duke ndihmuar e krijuar kushte që ta kalojmë edhe këtë sfidë”, shtoi ai.