Tridhjetë e tre persona janë arrestuar në aksionin e madh të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, 10 prej të cilëve janë police.
Përveç arrestimeve që janë bërë, atje ka filluar edhe rrënimi i kazinove. Për këtë aksion të Policisë, ka reaguar edhe Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka publikuar pamje se si po janë rrënuar kazinot në këtë pjesë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka publikuar pamje se si po janë rrënuar kazinot në këtë pjesë.
Thuhet se operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.
“Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ku për detaje dhe informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar pas operacionit të përbashkët”, thuhet në komunikatë.
Mësohet se policët e arrestuar janë nga Policia kufitare.
Policët e arrestuar janë:
A.K. – Komuna e Kamenicës
Z.A. Serb – Komuna e Kamenicës
H.K. – Hogosht/Kamenicë
F.K. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.K. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.N. – Serb – Komuna e Kamenicës
I.S. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.K. – Komuna e Kamenicës
F.Z. – Komuna e Kamenicës
S.M. – Serb – Komuna e Kamenicës
R.Th. – Muçivërrcë/Kamenicë
F.L. – Komuna e Kamenicës







