Kryetari i Junikut mirëpret lajmin se maja e Gjervicës renditet e shtata sipas revistës angleze Conde Nast Traveller

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka mirëpritur lajmin se maja e dytë me e larta në Kosovë, Gjeravica është renditur në mesin e dhjetë vendeve më të mira për skijim sipas revistës angleze për udhëtim, Conde Nast Traveller, raporton Ballkani.info.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se është krenar me Kosovës dhe një motivë me i madh për të punuar.

“Mirëmëngjes 😃

dhe ia kemi një lajm i cili pushtoi botën nga prestigjiozja angleze Conte Nast Traveller

Krenar me vendin tonë edhe një motiv i fort të vazhdojmë përpara”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

Sipas revistës angleze Conte Nast Traveller, pak destinacione evropiane të sikve janë aq integruse si Bjeshket e Nemuna, siç quhen vargmalet e Gjervicës e cila ndodhet në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Tutje në këtë revistë thuhet se është shtëpia e disa kafshëve të egra të cilat ndodhën në Koosvë

“Birra kosovare dhe darkat sezonale pa menu mirëpresin në shtëpi skiatorët e lodhur, të freskët nga eksplorimi i një parajse të egër jashtë pistës, që është ende shtëpia e ujqërve, arinjve dhe rrëqebullit”- theksohet në përshkrim.