Kryetari i Gllogjanit tregon saktë vendin ku ndodhi tragjedia ku mbetën të vrarë katër persona

Kryetari i Gllogjanit, Mustafë Selmanaj, ka konfirmuar se ngjarja tragjike ku mbetën të vrarë katër persona, ka ndodhur në mes të fshatit Shaptej dhe fshatit Gllogjan.

Sipas informatave të para, Selmani tha se dikush i ka dalë autobusit në pritë me maskë dhe e ka gjuajtur me kallashnikov.

“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete”, tha ai për T7.

“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai.

“Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash”, tha Selmani.

“Një ka qenë, fëmijët tketër ‘kanë pa fëmijët”, theksoi Selmani.