Kryetari i Gjakovës vetizolohet, një anëtare e familjes i infektohet me COVID-19

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë njoftuar se është në vetizolim pasi një anëtar i familjes së tij është infektuar me koronavirus.

“Vetë jam në izolim pasi një anëtar i familjes ka dalë pozitiv. Unë vetë kam dalë negativ por nëna ime ka dalë pozitiv por prej një jave jam në vetizolim pasi nuk e di nëse e kam apo mund ta marr virusin në çdo moment”, tha ai në RTV Dukagjini.

I pari i Gjakovës thotë se Spitali i Gjakovës ende nuk ka arritur kapacitete maksimale por sipas tij si te shumica e komunave, edhe në këtë spital ekziston problemi me furnizimin e me oksigjen.

“Ka pasur raste kur njerëzit në mënyrë private janë angazhuar për të siguruar disa litra oksigjen pasi spitali kishte shpenzuar edhe litrat e fundit”, tha mes tjerash Gjini.