Kryetari i Ferizajt jep detaje për dy investimet milionëshe infrastrukturore në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë planifikuar dy projekte milionëshe infrastrukturore për Ferizajn.

Aliu ka thënë se njëri nga projektet është lidhja nga Ura e Bibajve deri tek kyçja në autostradë, projekt i cili sipas tij do t’i japë dinamikë biznesit me Maqedoninë e Veriut, përcjell Ballkani.info.

Projekti tjetër, sipas kryetarit të Ferizajt do të jetë kapitulli i investimeve në zhvillim të turizmit, duke asfaltuar të gjitha rrugët në zonën turistike të Jezercit.

Në fund, Aliu i është shprehur mirënjohës Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë: