Kryetari i Ferizajt: Faleminderit kryeministër që Kosovës i dhe forcën, krenarinë, dinjitetin dhe respektin

Kryetari i Ferizajt dhe njëri nga eksponentët kryesor të PDK-së, Agim Aliu, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook e ka falemnderuar Haradinaj, duke thënë se i dha forcë, krenari dhe dinjitet Kosovës.

Postimi i plotë:

Kryeministër Haradinaj!

Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!

Faleminderit që Kosovës i dhe forcën e krenarinë, dinjitetin e respektin, si në luftë si në paqe!

Faleminderit që Ferizajt, Qeveria jote iu gjend si vëllai i madh në çdo kërkesë e sfidë, për t’i kapërcyer bashkë, si asnjëherë më parë në historinë e pasluftës. Ne nuk njohëm JO nga ju, por mbështetjen e mirëkuptimin tuaj gjithmonë!

Lotët tu janë trumfi i disahershëm i drejtësisë dhe pastërtisë së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndro Kosovë, çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë!