Kryetari i FC Ballkanit me koment fyes ndaj gazetares: “Ndoshta po i k*****”

Mbase është një taktikë që i përshtatet trajnerit të Ballkanit, i cili shpeshherë shfrytëzon “Facebook’un” për të rritur audiencën në faqen zyrtare.

Megjithatë, një kryetar i klubi që synon titullin, të bëjë një gjë të tillë, lë shumë për t’u dëshiruar.

Kreu i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një nga portalet kosovare i ka komentuar Qeqa Krelanit, e cila në një postim në profilin zyrtar të saj e kishte kritikuar Kabashin për mënyrën e udhëheqjes së punës dhe shkarkimin e dy punëtorëve që votuan pro Agim Ademit, gjegjësisht komitetit ekzekutiv të FFK’së.

Komenti i tij seksist, është kritikuar shumë, pasi një sjellje e tillë nga një figurë publike, (kryetar klubi) nuk pritej. Gjithsesi, le të jetë në ndërgjegjien e tij ky koment që mbase nuk i ka hije as një fëmije çapkën.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni komentin dhe titullin e lajmit ndaj të cilit ka reaguar Kabashi.