Është ora 23 e 30 dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vendosur që vet të del në terren për të parë pastrimin e rrugëve në qytet dhe fshatra nga bora.

“Është duke vazhduar puna pa ndalur në pastrimin e të gjitha rrugëve dhe trotuarëve në qytetin e Deçanit dhe në të gjitha fshatrat! Rrugët do të jenë të kalueshme për të gjithë qytetarët!”, ka bërë të ditur Ramosaj.