Kryetari është agjërueshëm

Në të hënën e parë të muajit Maj nuk do të ketë byrek në komunën e Hanit të Elezit.

Kryetari modest i kësaj komune do të jetë agjërueshëm dhe nuk do të porosisë byrekun e mëngjesit.

Rufki Suma, njihet për modestinë e tij edhe sepse ushqehet me byrek, gjë e pazakontë për kryetarët e komunave tjera në Kosovë.

Ai ka fituar pa balotazh në këtë komunë dhe është i pakontestueshëm për kah fuqia politike ndonëse nuk ka subjekt politik dhe kandidon si i pavarur, shkruan Ballkani.info.


Kryetari Suma kur ishte maturant

Se si e kalon një ditë Rufki Suma?!

Çfarë bën përpos udhëheqjes së komunës dhe si dukej kur ishte i ri, ndiqeni në vazhdim intervistën profil të realizuar nga Ballkani.info.

Kur ka lindur kryetari?

15 04.1968 në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit

Kush ia ka vendosur emrin kryetarit?

Prindërit

Çka është me profesion kryetari?

Jurist i diplomuar

Çfarë ushqimi i pëlqen?

Ushqimet tradicionale (fli, pite, ….)

Cila lojë më së shumti i ka pëlqyer kryetarit gjatë fëmijërisë?

Futbolli

Çfarë muzike i pelqen kryetarit?

Muzika folklorike shqiptare

Cilin sport e pëlqen kryetari?

Ping pongu, basketbolli

Cilin ushqim e dëshiron më së shumti? (Cilin di ta përgatisë më së miri)

Tradicionale, ndërsa di të përgadisë pasulin, vezë të fërguara …

A agjëron Kryetari? ( A i pëlqejnë hurmet)

Agjëroj. Hurmet nuk i pëlqej

Çfarë punë tjetër me dëshirë e kryen kryetari përveq udhëheqjes në Komunë?

Punët në kopsht, mbjellja dhe kujdesi ndaj perimeve. /Ballkani.info