Kryetari Abdixhiku priti në takim ambasadorin Minxhozi

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim kortezie Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Qemal Minxhozi.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyres së Abdxihikut për komunikim me publikun.

Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve.

Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona.