Veri

Kryetarët shqiptarë optimistë, serbët në veri nuk i njohin

Shumë javë kundërshtim, protesta e dhunë… por katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës vazhdojnë të mbesin në pushtet.

Aktualisht, janë duke punuar të papenguar në objektet komunale, megjithëse nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve serbë që janë shumicë në pjesën veriore.

Në këto katër komuna që llogaritet të kenë rreth 60 mijë qytetarë, shumica e punimeve kanë mbetur aty ku kanë ndaluar nëntorin e vitit 2022.