Njazi Thaçi?

Kryetar i Bordit: Ende nuk është zgjedhur Drejtori Menaxhues i KEK-ut

Kryetari i Bordit të Drejtorëve në Korporatën e Energjisë së Kosovës, Faruk Hajrizi ka deklaruar se ende nuk është marrë vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri Menaxhues të KEK.

”Ende jemi në proces të këtij vendimi. Nuk ka asgjë zyrtare, kemi nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për të mos dhënë emra deri sa të përfundojë procesi”.

”Po sa të merret vendimi do ta bëjmë publik”, ka deklaruar Hajrizi për klankosova.tv

Konkursi për Drejtor Menaxhues nga KEK ka qenë i hapur nga 1 qershori deri më 10 shtator.

Aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, është Njazi Thaçi.