Peticioni në veri

Kryesuesi i KQZ-së takohet me shefin e OSBE-së, flasin për peticionin në veri

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sic bëhët e ditur në një njoftim temë e këtij takimi ishte angazhimi aktual i KQZ-së në drejtim të finalizimit të harmonizimit të akteve nënligjore, me theks të veçantë Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Tutje, thuhet se Radoniqi njoftoi shefin e misionit të OSBE-së se KQZ është angazhuar intesivisht edhe për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas veirfikimit, KQZ do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.

Gjithashtu, Radoniqi e Davenport biseduan edhe lidhur me ndihmën e OSBE-së për KQZ-në në përgatitjen e softuerit, i cili do të shërbejë për një numër të madh të operacioneve zgjedhore.

Kryesuesi i KQZ-së, po ashtu falënderoi OSBE-në për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së