Kryeshefi i Trafikut Urban, Burim Maraj ka ndarë “Mirënjohje për profesionalizëm dhe etikën e lartë në punë”, për punëtorët Bujar Thaqi, Nazmi Limani dhe Besart Tahirin.

Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se ky është një falënderim publik i ndërmarrjes ndaj punëtorëve për punën e tyre të palodhshme, që qytetarëve t’ju ofrojnë udhëtime të rehatshme dhe të sigurta.

Postimi i plotë:

Sot Kryeshefi i Trafikut Urban, z. Burim Maraj priti në takim punëtorët, z. Bujar Thaqi, z. Nazmi Limani dhe z. Besart Tahirin. Në shenjë falënderimi i ndau ‘Mirënjohje për profesionalizëm dhe etikën e lartë në punë’.

Ndërmarrja Trafiku Urban, cilësohet të ketë të punësuar një staf profesional, të ndërgjegjshëm dhe me integritet, gjë që po dëshmohet për ditë përmes veprave të mira, siç është edhe kjo.

Ky është një falënderim publik i ndërmarrjes ndaj punëtorëve për punën e tyre të palodhshme, që qytetarëve t’ju ofrojnë udhëtime të rehatshme dhe të sigurta.

Përgjegjshmëria, ndërgjegjësimi dhe kujdesi ndaj qytetarëve është vlerë e çmuar e stafit të Trafikut Urban.

Trafiku Urban ju fton të udhëtoni sigurt dhe komod.