Sejdi Hoxha është zgjedhur kryetar i dregës së PDK-së në Drenas.
Ai ka marrë 130 vota, ndërsa kundërkandidatët e tij, Naim Bazaj ka marr 76 vota dhe Kushtrim Prenku 40 vota.
Udhëheqësi i Postës, Sejdi Hoxha, pritet të japë dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë publike, pas zgjedhjes në krye te degës së PDK-së.
Duhet të kujtojmë se gjatë menaxhimit të Postës nga Hoxha, kjo kompani ka funksionuar me humbje.
Hoxhën e ka uruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci:
Përgëzime kryetar Sejdi Hoxha!
Pas një procesi zgjedhor, demokratik, në përputhje të plotë me rregulloret e Komisionit Qendror për Zgjedhje të Brendshme, me shumicë votash, delegatët e Degës së PDK-së, në Kuvendin e sotëm zgjedhor, zgjodhi Sejdi Hoxhën për kryetar.
Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Grupin Strategjik si dhe Komisionin për Organizimin e Zgjedhjeve Lokale, për përkushtimin dhe angazhimin gjatë tërë procesit zgjedhor.
Në veçanti përgëzoj të gjithë delegatët, të cilët në mënyrën më demokratike, përzgjodhën njërin nga tre kandidatët, që e vlerësuan me votën e tyre, sipas vullnetit të vet të lirë.
Përgëzoj të gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së në Degën e Drenasit, të cilët tërë procesin zgjedhor, nga seksioni, nëndega dhe sot, në Kuvendin e Degës, e përcollën me dinjitet, korrektësi dhe garë fer, procedurat dhe udhëzimet e përpikta për këtë proces.
Dekada e Re, në Drenas do të fuqizohet, jo vetëm me Kryetarin e ri, Z. Sejdi Hoxha, por edhe me Kuvendin e ri të Degës dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së, duke e rikonfirmuar se Drenasi, ishte, është dhe mbetet bastion i PDK-së, ashtu siç dje, ishte bastion i UÇK-së!
Kryetarit të ri, Sejdi Hoxhës dhe Kryesisë së re, i ofroj përkrahje dhe bashkëpunim të plotë, në të gjitha nivelet, duke u zotuar se së bashku, Dekada e Re dhe vizioni i liderit tonë, Kadri Veseli, është rruga jonë e vetme për komunën dhe qytetarët tanë, në shërbim të mirëqenies së çdo qytetari pa dallim.
Urime kryetar Sejdi Hoxha!







