Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj  ka reaguar pas aksionit të sotëm ku u arrestuan 26 zyrtarë të Policisë së Kosovës nën dyshimin për korrupsion. 

Hodaj ka thënë se IPK mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e integritetit në Polici, shkruan Demokracia.com.

Hodaj po ashtu ka thënë se do të punojnë edhe më shumë për çrrënjosjen e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Do vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar edhe më fort në ruajtjen dhe forcimin e integritetit në Polici dhe çrrënjosjen e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.”, ka shkruar Hodaj.

Këta janë 15 nga 26 policët kufitarë që u arrestuan sot në Vermicë nga Inspektoratit Policor (Emrat) – Ballkani.info