Gazetari Agron Bajrami është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Bruksel.

Largimin e tij nga “Koha Ditore” e ka konfirmuar drejtoresha e kompanisë “Grupi Koha”, Flaka Surroi. Surroi në një postim në Facebook i ka uruar suksese Bajramit, në siç ka thënë ajo rrugëtimin e ri profesional.

Fat, Bajramit i ka uruar edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

“Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit Koha e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka shkruar ajo.