Dokumenti që po qarkullon nga mbrëmë, e ku pretendohet se kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden e ka paraqitur vizionin e tij për Kosovën dhe Shqipërinë, po kontestohet.
Kryeredaktori i gazetën “Ilyria” në SHBA, Ruben Avxhiu që ka qenë burimi i këtij informacioni, ka thënë se letra në të cilën shkruhet se për Biden pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ka thënë se ajo është dërguar në gazetë nga kami që mirëmban kampanjën zgjedhore të kandidatit demokrat.
“Është dërguar nga kampanja Biden-Harris në gazetën Ilyria”, ka shkruar Avxhiu, duke iu përgjigjur një qytetari që kërkonte burimin e saktë të këtij informacioni.

Në dokumentin e publikuar si letër përmes së cilës kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, thuhet se sipas Biden, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Aty theksohet edhe se Bideni do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë dhe se do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.
Për vërtetësinë e këtij dokumenti ka hedhur dyshim edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Ai ka thënë se letra në fjalë nuk ka asnjë të dhënë origjinale dhe nuk është e publikuar në faqen zyrtare të kandidatit për president Biden dhe se “Era rren po i vjen”.






