Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini ka bërë të ditur se deri tani motivi kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika lidhet me punën e tij zyrtare si polic.
Në konferencë u bë e ditur se shtatë persona janë arrestuar, në mesin e tyre është një ish-pjesëtar i FSK-së.
“Shtatë persona janë duke u intervistuar. Sigurisht ata do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat. Hetimet do të vazhdojnë edhe për persona tjerë”, tha Çerkini.
“Kanë pasur edhe raste më herët të arrestuar, me prirje ekstremiste”, tha Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.







