Pak ditë pas sulmit mbi veturën në të cilën po lëvizte Xhevdet Kelmendi njëri nga pjesëtarët e familjes Kelmendi nga Peja kryeprokurori Agim Kurtmehaj ka folur për këtë ngjarje.
Në një deklaratë para mediave Kurtmehaj ka thënë se nuk kanë arritur të zbulojnë se kush ishin sulmuesit që lan të plagosur një pjesëtar të familjes Lajqi.
“Sa i përket rastit të Kelmendëve i kemi kryerësit e panjohur. Për momentin jemi duke e trajtuar ne këtë rast. I kemi provat e caktuara ekspertizat e caktuara por ende nuk kemi diçka që kisha mujt me nda me ju mjete të informimit”, tha Kurmehaj.
Sulmi ndaj Kelmendit ndodhi ditë më parë në njërën nga lagjet e Pejës.
Makina e tyre është qëlluar me kallashnikov ndërsa nga plumbat mbeti i plagosur bashkudhëtari me mbiemrin Kelmendi.
Një prokuror i EULEX-it kishte përshkruar konfliktin në mes familjes Elshani dhe Kelmendi si ndër më tragjikët në qytet.
Siç e përshkruan prokurori në konfliktin, mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.
Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit./kallxo.com/







