Kryeministrja serbe: Pala e tretë s’mund ta kundërshtojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka deklaruar se shteti i Serbisë përmes bisedimeve në dialogun me Kosovës, po mundohen të mbyllin kutinë e Pandorës të hapur dhjetëra vite më pare.

“Kutia e Pandorës u hap dhjetëra vjet më parë kur Kosova shpalli pavarësinë e njëanshme, pa ndonjë princip demokratik. Ata nuk kanë mbajtur ndonjë referendum apo diçka të tillë, dikush vendosi që vendi të shpallej i pavarur dhe shumë shtete të tjera vazhduan ta pranonin si të tillë” u shpreh Ana Bërnabiq, transmeton ballkani.info.

Kryeministrja serbe vazhdoj tutje duke thënë se arritja e një marrëshjeje nga të dy palët, do të ishte një shembull i mirë i mirëkuptimit andaj edhe do të ishte e pavend që një palë e tretë ta kundershtojë atë. (Ballkani.info)