Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe: Çfarëdo që ndodhë në Prishtinë sot, Serbia qëndron në rrugën e paqes

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se çfarëdo që të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës – ku u transfmromua FSK në ushtri – Serbia do të vazhdojë të mbetet në rrugën e paqes dhe të stabilitetit.

Ajo ka thënë se pa stabilitet në rajon nuk ka stabilitet as për Serbinë dhe të ardhmen e saj, shkruan Blic.rs

“Neve na duhet që të ndërtojmë të ardhme, jo të ngritim barriera, të ruajmë bashkëpunimin dhe jo të frikësojmë njerëz”, ka thënë ajo.