Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Meloni tha për mediat se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

“Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia”, tha Meloni.

Në samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse. /Telegrafi/