Trajneri i përkohëshëm?

Kryeministrja e Norvegjisë i uron fat Solskjaerit në detyrën e trajnerit te Manchester United, pastaj e fshin postimin

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg përmes një postimi në Twitter i ka uruar fat bashkëkombasit të tij, Ole Gunnar Solskjaer, derisa shtohen spekulimet për emërimin e tij si trajner i përkohëshëm te Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” dje në mesditë shkarkuan nga detyra e trajnerit Jose Mourinhon pas rezultateve të dobëta, me klubin nga “Old Trafford” që rradhitet në vendin e 6-të në Premier League me 19 pikë më pak se kryesuesi, Liverpooli.

Klubi konfirmoi se deri në fund të këtij sezoni do të vazhdohet me një trajner të përkohëshëm, për të bërë pastaj zgjedhjen përfundimtare në përfundim të këtij edicioni.

Mbrëmë në faqen zyrtare të Manchester Unitedit u publikua një video e cila pastaj u fshi, me golin e Solskjaer në finalen e Champions Leagues në vitin 1999 kundër Bayernit me përshkrimin: “Solskajer emërohet trajneri ynë i përkohëshëm, 20 vite pas arritjes së tripletës me atë gol në “Camp Nou”.

Për këtë zhvillim reagoi edhe kryeminstrja e Norvegjisë, teksa uroi Solskjaerin, ndërsa ky postim e pati fatin e njëjtë me atë të klubit anglez, gjersa u largua menjëherë nga llogaria e Solbergut.

“Ditë e madhe për futbollin norvegjez. Solskjaer, të uroj fat në detyrën te Manchester United”, shkruajti kryeminstrja norvegjeze.

Solskjaer gjatë karrierës së tij si futbollist te Unitedi realizoi 91 gola në Premier League gjatë aventurës 11 vjeçare 20 herë kampionët e Anglisë, kurse më pas ishte trajner i skudrës së re të “Djajve të Kuq” për tre vite.

45 vjeçari provoi eksperienca tjera si trajner te Molde dhe Cardiff, gjersa te klubi norvegjez ishte i suksesshëm duke fituar 2 tituj kampion, por nuk ia doli ta mbajë në Premier League skudrën uellsine gjatë sezonit 2013-2014.