Kryeministri Zaev i gatshëm të takohet me Mickovskin për të tejkaluar ngecjet

Para 15 tetorit pushteti dhe opozita duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi Ligjin për Prokurorinë Publike.

Për këtë kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm të takojë liderin e opozitës, Hristijan Mickoski apo edhe t’i motivojë grupet e punës t’i tejkalojnë dallimet.

“Javën që vjen jam i gatshëm të takohem me liderin e opozitës apo edhe grupet e punës të takohen dhe kryejnë punën e tyre. Para mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pra rreth 15 tetorit është mirë që ta zgjidhim çështjen e Ligjit për Prokurorinë Publike. Asnjëherë nuk është vonë për ta zgjidhur, por nëse merremi vesh do të konfirmojmë edhe njëherë vullnetin tonë politik se jemi të gatshëm t’i zgjidhim edhe çështjet të cilat nuk janë të përmendura në raportin e Komisionit Evropian”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

I pari i organit ekzekutiv shton se kërkesat e faktorit ndërkombëtarë për garantimin e lëndëve të Speciales janë plotësuar dhe tani po punohet për garantimin e resurseve të institucionit.

VMRO-DPMNE-ja nuk komenton thirrjen e kryeministrit derisa ky i fundit nuk dërgon ftesë zyrtare për takim liderësh.

Lidhur me kushtet e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Zaev shton se pas marrjes së datës për fillimin e bisedimeve dhe anëtarësimin në NATO, duhet t’i presim efektet pozitive ekonomike të marrëveshjeve ndërkombëtare.

loading…