kërcënime me vdekje

Kryeministri slloven dhe ministri i Mbrojtjes marrin kërcënime me vdekje në zarfe me plumba

Kryeministri slloven, Janez Jansha ka pranuar një zarf në të cilin ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje dhe një kërcënim të ngjashëm e ka marrë edhe Matej Tonin, ministri i Mbrojtjes dhe një partner i vogël i koalicionit në qeverinë e Janshës, njoftuan mediat sllovene.

Sipas televizionit “Slovenska”, kryeministri slloven ka marrë kërcënime me vdekje në një zarf që i është dërguar në adresën e tij private, gjë që është konfirmuar nga zyra e kryeministrit. Policia po e heton rastin.

Lajmi është publikuar fillimisht nga portali Siol.nez dhe televizioni Nova24.tv, media e afërt me qeverinë e Janshës dhe është transmetuar nga media të tjera sllovene. 

Mediat raportuan se Jansha dhe Tonin morën letra në adresat e tyre të premten që përmbanin kërcënime me vdekje dhe në të cilat kishte “municion të një kalibri më të madh” dhe se anëtarët e familjes së Janshës janë kërcënuar gjithashtu.