Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalur në rrugët e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se problem janë pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar.

Postimi i plotë:

“sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive.

problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë.

respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim.

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka

E e kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur “ shkruan Rama.