Kryeministri malazez: Priftërinjtë e Kishës ortodokse serbe na mallkuan

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dushko Markoviq, duke folur për herë të parë pas humbjes së mazhorancës së partisë së tij në zgjedhjet e 30 gushtit, deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe ishte aktori politik kryesor, ku priftërinjtë e saj kanë mallkuar ata që do të votojnë për DPS-në në ligjëratat fetare.

Duke folur për televizionin publik të Malit të Zi, Markoviq, deklaroi se Serbia ka ndërhyrë fort në zgjedhje, duke bërë një betejë për rrezikun e shenjtorëve.

“Kisha pati mesazhe apo thirrje politike për mbrojtjen e shenjtorëve, domethënë kthimin e Malit të Zi në të ashtuquajturën botë serbe. Kjo rezultoi në një fushatë të pashembullt dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi dhe procesin zgjedhor jashtë Malit të Zi, duke e vendosur Kishën Serbe si një aktor kryesor politik që jo vetëm që luftoi për shfuqizimin e ligjit për institucionet fetare, por gjithashtu përfshiu atë në procesin zgjedhor dhe formimin e koalicionit opozitar”, tha Markoviq.

Kryeministri në detyrë shtoi se “ne kishim një situatë të pashembullt në botën moderne dhe nga disa media të huaja, ku Mali i Zi u etiketua si një vend që persekuton besimtarët dhe dëshiron të diskriminojë një komb”.

Markoviç u tha kundërshtarëve të tij politikë të mos “bënin përpjekje” për  të shkarkuar apo ulur fuqinë politike të Presidentit Milo Gjukanoviq.