Kryeministri Kurti vizitoi stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së

Pas ceremonisë qendrore të Ditës së Forcës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stacionet ku janë demonstruar pajisjet specialistike të kërkim-shpëtimit dhe deminimit, si dhe automjetet dhe armët e njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficerët dhe nënoficeret e lartë të FSK-së kanë prezantuar kapacitetet e njësive të tyre dhe mundësitë e pajisjeve si dhe kanë treguar se në çfarë kushte dhe rrethana përdorën ato pajisje nga pjesëtarët FSK-së.

Stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së ishin pjesë e “Ditës së Hapur”, në kuadër të Ditës së Forcës