Kryeministri Kurti uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

Kurti në postimin e tij u shprehë se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve amerikane.

Postimi i plotë:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.Gëzuar 4 Korrikun!