Kryeministri Kurti emëron edhe një këshilltar politik, ish zëdhënësin e VV-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, Erzen Vraniqi, këshilltar politik të tij.

Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional  i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik.

Vraniqi më herët ka qenë zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes. /Ballkani.info/