Kryeministri Kurti edhe para evropianëve ndalet për të respektuar thirrjen për falje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ndërprerë fjalën e tij gjatë një konference për media, pasi u dëgjua ezani.

Pas një pushimi disa minutësh, Kurti ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

“Atëherë pas kësaj pritje të ezanit do të mund të iu përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti mbajti konferencë bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhajn.