Andrej Plenkoviq

Kryeministri kroat takohet me Kurtin në Davos, flasin për situatën në rajon: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka njoftuar se e ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Davos të Zvicrës, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Plenkoviq shkroi në “X” se me Kurtin kanë diskutuar për situatën në rajon. Ai shprehu mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe për rrugën e saj drejt BE-së.

“Me kryetarin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin diskutova për situatën në lagje. Ju përgëzojmë për heqjen e regjimit të vizave dhe shprehim mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Europës, si dhe në rrugën drejt BE-së”, shkroi Plenkoviq.

“Vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik Kroaci-Kosovë!”, shtoi kryeministri kroat.

BONUS VIDEO: Bali Muharremaj thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet atdheut sërish: Do të jemi i pari në front