Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit: Lufta kundër Hamasit duket se do të vazhdojë edhe për muaj të tërë

Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lufta e Izraelit kundër Hamasit është në kulmin e saj, dhe duket se do të vazhdojë për muaj të tërë.

Në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, kryeministri tha se ushtria izraelite “po lufton me forcë dhe sisteme të reja mbi dhe nën tokë”.

Gjithashtu, ai ka pohuar se deri më tash nga fushata ushtarake e Izraelit, kanë mbetur të vrarë më shumë se 8,000 militantë të Hamasit, duke theksuar gjithmonë qëllimin e ushtrisë izraelite për shkatërrimin e Hamasit, e jo vrasjen e civilëve.

Por, për shkak të aksesit të kufizuar në rajon dhe vështirësive në verifikimin e numrave të saktë të të vrarëve gjatë këtij konflikti që po vazhdon, gjithmonë ka përditësime të shifrave.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, deri më tash kanë mbetur të vrarë 20 mijë palestinezë.

Konflikti izraelito-palestinez filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 nëntor ku mori peng një numër të madh të njerëzve, shumica prej të cilëve ende nuk janë liruar.

VIDEO BONUS: “Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit