Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka arritur sonte në Kosovë, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në vendin tonë.

Në Aeroportin e Prishtinës, Varadkar është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, ka shkruar Kurti. /Ballkani.info/