Kryeministri i ri britanik – “Trumpi anglez me prejardhje turke”

“Lideri i ri i konservatorëve, Boris Johnson, i cili do të bëhet kryeministër, dëshiron të bëhet Churchili i ri, derisa kritikët frikësohen se ai do të shndërrohet në një Trump të ri”.

Kështu shkruan Associated Press në një editorial, pasi që konservatorët publikuan rezultatin e votimit.

Johnson nuk është politikan tipik, duke nisur nga pamja e deri tek sjellja, derisa karriera e tij ka shënuar një numër të madh të skandaleve.

Ai është figurë kontroverse e politikës britanike dhe të gazetarisë, shkruan Ballkani.info.

Mbështetësit e shohin atë si hyjnor, të popullarizuar dhe të përshtatshëm. Kritikët si nga qarqet e majta edhe ato të djathta, e akuzojnë për elitarizëm, josinqeritet dhe për përdorimin e gjuhës raciste dhe homofobike.

Për dallim nga kundërkandidatit në zgjedhjet partiake, pasanikut dhe elitës britanike, Jeremy Hunt, Johnson para se të hynte në politikë ka bërë punë tjerë.

Pasi që diplomoi në shkencat klasike në Universitetin e Oksfordit, në Londër u punësua si këshilltar për menaxhim, mirëpo dha dorëheqje vetëm një javë më pas.

Johnson karrierën e ka nisur si gazetar, e jo si politikan, por shumë shpejt u gjend në telashe. Filloi të punonte për Times londinez, ku shkaktoi skandal kur e shkroi një artikull për zbulime arkeologjike te Pallati i Eduardit të Dytë. Johnson e kishte shpikur deklaratën të cilën rrejshëm kishte thënë se e pati marrë nga historiani Colin Lukasa, respektivisht kumbara i tij. Për shkak të këtij skandali, Johnson u largua nga Times.

Megjithë këtë skandal, ai arriti të kthehet në gazetari dhe u orientua si anti-evropian, interesant si gazetar dhe i ashpër. Përveç tjerash, ai punoi si korrepodent i Daily Telegraphit nga Brujkselit, kurse shkrimet e tij ndikuan në rritjen e euro-skepticizimit në të djathtën britanike.

Boris Johnson ka kryer edhe shumë funksione politike. Ka qenë kryebashkiak i Londrës nga viti 2008 deri në vitin 2016, kurse në dy vitet e kaluara ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, përcjellë Ballkani.info.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur Johnsonin në garën për pasardhës të Theresa May, mirëpo ai megjithatë e ka kritikuar vendimin e Trumpit për ndalimin e hyrjës së myslimanëve në SHBA.

Megjithëkëtë, për shkak të mbështetjes nga Trump dhe ngjashmërisë në stilin e flokëve, Johnsonin e quajnë “Trumpi anglez”.

Johnson njihet si mbështetës i Brexit-it.

Lideri i ri i konservatorëve është mbështetës i zhvillimit të sektorit ekonomik dhe promovon mbrojtjen e ambientit, ngasjen e biçikletës dhe gjëra të ngjashme.
Johnson ka qenë akter edhe i shumë skandaleve. Ai u gjend në qendër të vëmendjes vitin e ka kur e kuptoi se gruaja e tij, Marina Wilmer, avokate, shkrimtare dhe kolumniste, pas 25 vjetësh martesë e largoi nga shtëpia për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

Kjo nuk është e tëra, ai njihet edhe për pesë afera jashtëmartesore.

Ai u shkurorëzua pasi që u zbulua afera me Kerry Saimonds, kurse skandali i ri u bë publik kur fqinjtë thirrën policinë për shkak të përleshjes në shtëpinë e të dashurës së tij në të cilën qëndronte.

Boris Johnson ka lindur më 19 qershor të vitit 1964 në Nju Jork.

Babai i tij është me prejardhje turke – stërgjyshi ishte Osman Kemal, i cili u konvertua në Wilfred Johnson, derisa gjyshja e tij është fryt i lidhjes jashtëmartësore të Mbretit George II, gjë që e lidh atë me një numër të madh të fisnikëve britanikë. /Ballkani.info/

loading…