Kryeministri i Pakistanit paralajmëron “luftë civile” në Afganistan

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar për rrezikun e një “lufte civile” në Afganistan, nëse talebanët nuk janë në gjendje të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse atje.

“Nëse ata nuk kanë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe gradualisht ajo zbret në një luftë civile, e cila nëse nuk përfshijnë të gjitha fraksionet herët a vonë [do të ndodhë], kjo gjithashtu do të ndikojë në Pakistan”, tha Khan, raportojnë mediat e huaja.

Ai shtoi se vendi i tij ishte i shqetësuar kryesisht për mundësinë e një krize humanitare dhe refugjatësh, nëse shpërthen një luftë civile, si dhe mundësinë e përdorimit të tokës afgane nga grupet e armatosura që po luftojnë kundër qeverisë pakistaneze.

Talebanët më parë kanë hedhur poshtë thirrjet e Khan për ndryshime në qeverinë e përkohshme afgane, me Mohamed Mobeen, një udhëheqës taleban, duke thënë se grupi “nuk i jep askujt të drejtën të bëjë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse”.

Zëvendësministri i informacionit i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se grupi do të adresonte shqetësimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vetëm pas njohjes zyrtare nga ato vende.