Kryeministri i Anglisë: Do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë Superligën Evropiane

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka dal kundër themelimit të Superligës Evropiane të Futbollit.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Johnson tha se do të bëjë gjithçka me autoritetet e futbollit që të ndaloj Superligën Evropiane në mënyrën se si është propozuar, transmeton Ballkani.Info.

“Do të shikojmë me autoritete e futbollit se çka mund të bëjmë që kjo të mos kaloj në mënyrën se si është propozuar. Nuk mendoj se është lajm i mirë për tifozët, nuk mendoj se është një lajm i mirë për futbollin në këtë vend”, tha ai ndër të tjera në intervistën e tij.