Kryeministri hungarez shkruan në gazetat europiane: Serbia duhet me patjetër të pranohet në BE

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka publikuar një letër me shtatë pika në gazetat e shteteve anëtare të BE’së, ku i ka bërë shumë kritika dhe kërkesa Unionit. Njëra prej pikave thotë se Serbia duhet me patjetër të pranohet në BE. Kjo letër e cila është botuar edhe në gazetën më të madhe gjermane, Bild, është publikuar si shpallje me pagesë.

Për këtë letër e cila është publikuar gjithashtu edhe në gazetën kroate Vecernji List, mediat e këtij vendi e shohin si të pazakontë, duke thënë se është e çuditshme për një kryeministër të një vendi të BE të paguajë dhe të publikojë një shpallje në një vend tjetër të BE, sepse kjo thjesht nuk është praktikë.

Reklama e paguar përmban shtatë propozime të mbështetura nga Hungaria, dhe ato janë:

1. Ata po ndërtojnë një super-shtet në Bruksel të cilin askush nuk e ka autorizuar. Ne i themi “jo” një perandorie evropiane.

2. Integrimi është një mjet, jo një qëllim në vetvete. Qëllimi i “një bashkimi gjithnjë e më të afërt midis popujve të Evropës” duhet të hiqet nga traktatet themelore të BE-së.

3. Vendimet duhet të merren nga udhëheqës të zgjedhur, jo nga OJQ ndërkombëtare! Ne themi “jo” për të kontraktuar sundimin e ligjit.

4. Fuqia e integrimit evropian vjen nga sukseset e përbashkëta ekonomike. Nëse nuk mund të jemi më të suksesshëm së bashku se sa individualisht, atëherë ky është fundi i Bashkimit Evropian.

5. Dekada tjetër do të jetë një periudhë sfidash të rrezikshme: ne jemi të kërcënuar nga migrimet masive dhe pandemitë. Ne duhet të mbrojmë njerëzit në Evropë.

6. Ne duhet të rivendosim demokracinë evropiane. Parlamenti Evropian ka zbatuar të jetë një rrugë pa krye: ai përfaqëson vetëm interesat e veta ideologjike dhe institucionale. Rolet e parlamenteve kombëtare duhet të jenë më të mëdha.

7. Serbia duhet të pranohet në Bashkimin Evropian.