Kryeministri Hoti

Kryeministri Hoti tregon për tri projektet e mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për media në Shqipëri, ka treguar për tri projekte që priten të realizohen.

“Dëshiroj t’i përmend tri projekte, e para, porti i durrësit, ta kemi një pikë doganore, e dyta në fushën e energjisë, ne kemi siseteme komplomentare energjetike, të ndërtojmë një hidrocentral, ku të furnizohemi me energji, dhe projekti tjetër i madh, lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë”, tha Hoti para mediave.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është turp për BE-në, që ende nuk i ka mundësuar Kosovës, lëvizjen e lirë pa viza.

“Është një trup për BE-në, që lënë peng popullin e Kosovës, për liberalizimin e vizave edhe pse ka plotësuar të gjitha detyrimet në raport me lëvizjen e lirë. Arsyeja dihet pse po ndodhë kjo, nuk është arsyeja në Kosovë, por arsyeja është në Evropë. Ky nuk është asnjë sekret, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë si rezultat i refuzimit që i bëhet nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Rama.