Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të prezantojë platoformën e qeverisë për dialogun me Serbinë para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njofton zyra e Kryeministrit.

Prezantimi i platoformës në ASHAK nga kryeministri do të bëhet në ora 13:30.

Në agjendën e ditës së sotme, Kryeministri Hoti do të takohet me ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Austrisë në Kosovë.

Agjenda e Kryeministrit Hoti për sot:

1. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA: 11: 00

2. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA:  12:00

3. Kryeministri Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun.

 VENDI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

KOHA: 13:30