Kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.
“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të z. Selimaj”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Po ashtu, Hoti, ka thënë se vdekja e Selimaj është një humbje e madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë. /Ballkani.info/






