Kryeministri, Avdullah Hoti, u  ka uruar mirëseardhjen bashkëatdhetarëve dhe ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Kartonin e Gjelbër.

Hoti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.

Njoftimi i plotë i Hotit:

Mirë ardhshi bashkatdhetarë! ❤️

Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020!

👏👏 Ministrja Hykmete N. Bajrami 👇👇
https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=1,2,948